Kanë kaluar shtatë vjet prej se në treg doli
Apple Watch i parë, dhe ende është zgjidhja e ekspertit tonë.
Ka shume opsione tjera në treg për përdoruesit
e iOS dhe Android, kështu që ne opsionet e ndryshme, duke filluar prej
lehtësisë për tu përdorur, çmimet dhe jetëgjatësinë e baterive për t’i gjetur
orët e mençura më të mira.
Ora e parë moderne e mençur ishte Fossil Writs
PDA, e lansuar në treg në vitin 2003 nga kompania Palm. Pastaj Microsoft e
lansoi koleksionin unik të orëve të tyre SPOT, transmeton Telegrafi.
Pastaj Motorola, Pebble Samsung, Suunto dhe të
kompani të tjera filluan me lansimin e opsioneve të ndryshme të orëve të
mençura të cilat më vonë edhe mund të lidheshin me telefonat e mençur
Orët e mençura të kohëve të fundit ofrojnë veçori më të avancuara sikur për shembull monitorimi i shëndetit gjatë gjithë kohës, asistentë zanor, mundësia e thirrjes dhe dërgimit të mesazheve dhe shumë veçori të tjera.