Ata politikanë që krijuan veteranë të rrejshëm nuk i respektojnë veteranët e vërtetë - Gazeta Express
string(84) "ata-politikane-qe-krijuan-veterane-te-rrejshem-nuk-i-respektojne-veteranet-e-vertete"

Ata politikanë që krijuan veteranë të rrejshëm nuk i respektojnë veteranët e vërtetë

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

08/06/2022 16:25

Problem  veteranëve të luftës ekziston qe 22 vite. Po, për të tërhequr vëmendjen nga paaftësia e tyre partitë politike në Kosovë, dhe duke mos pasur aftësi e dijeni për të kryer reforma ata sa herë humbin në vota bëhen se interesohen për fatin e veteranëve të luftës! Në ketë mënyrë politikanët në vend që të mendojnë për të ardhmen e vendit ata trumbetojnë për njëfarë folklor patriotizëm afat shkurtër ku  më vetëdije e pa vetëdije e ngulfatin perspektivën e ardhshme në të tashmen.

Jashar Etemaj

Kur dola për herë të parën në perëndim me 1985 në Zvicër e më vonë në Skandinavi, për Luftën e Dytë Botërore flitej dhe shkruhej pak! Kështu mendoja unë atëherë!? Tv-të, transmetonin programe televizive rrallë mbi LDB-në. Në Perëndim më shumë punohej/het  dhe jetohej/het në mirëqenie . Për luftën e heronjtë e rezistencën antifashiste flitej dhe transmetoheshin programe dokumentare vetëm ditën e çlirimit kur shtetet ishin çliruar nga  okupimi  Gjermano fashistë.

Sa jetoja në Kosovë propaganda titiste dhe ajo enveriste na lodhnin duke shkruar, folur e propaganduar mbi luftën nacionalçlirimtare, mbi (vlerat) sakrificat e komunistëve, partizanëve dhe veteranëve të luftës. Kur flitej për heronjtë si në Shqipëri, Kosovë e Jugosllavi kishe përshtypjen se Lufta e Dytë Botërore kishte ndodhë pardje dhe Ramiz Sadiku, Vojo Kushi e  Zhikica Jovanoviç Shpanac ishin vra dje e jo me 1942.

Jetoja e punoja i lirë. Kur shëtisja në rrugët e Oslos shpesh  herë e takoja afër një kiosk duke blerë shtypini  veteranin dhe ish politikanin e njohur norvegjez Haakon Lie i “ Arbeiderparti” cili  më dukej shumë i dashur dhe simpatik. Haakon Lie ka lindur me 1905. Lie mur aktivisht me politikë deri më 1969. Haakoni njihet si luftëtarë i pa kompromis i fashizmit e komunizmit, ai vdiq në moshën 104 vjeçar me 2009.

Në shtetet me demokraci të konsoliduar pushtetarët nuk e luajnë heroin, po veprojnë si hero.  Shembull, Winston Churchilli, si njeriu më aktiv në botë që e kishte luftuar Hitlerin, në zgjedhjet demokratike në Angli pas lufte ai kishte humbur zgjedhjet. Humbjen në vota Cherchilli nuk e kishte konsideruar si urrejtje ndaj atyre dhe vetës që e kishin luftuar  me mish e shpirt, lodhje e djersë nazizmin siç do shprehej ai, por  si vlerë demokratike.

Në shtetet komuniste diktatorët shpesh herë i kishin fry heronjtë,  luftën e veteranët, më qellim për të krijuar Politikë të Përjetësisë. Flitej se pas lufte me mijëra çetnikë serbë brenda muajit ishin bërë komunist partizan. Kjo lojë e ndyer ishte bërë nga Serbia si detyrim ndaj çetnikëve për ta kolonizuar  Kosovën. Misioni serb ishte me tri V-ja, Vullnetarë, Veteran dhe Votë e instrumentalisuar.

Stalini në emër të luftës dhe Partisë Komuniste  edhe pas luftës kishte angazhuat veteranët rus për të ekzekutuar dënuar me burgje qindra e mijëra ukrainas si “ bashkëpunëtorë” të nazizmit. Putini tani gati shtatëdhjetë vite pas vdekjes së Stalinit vazhdon me të njëjtin avaz duke dërguar veteranë Gjeneralë qe kishin luftuar në Afganistan, tani për të luftuar  me pretekst  për të  denazifikuar Ukrainën.

Serbia dhe nomenklatura titiste shqiptare në Kosovë pas luftës se LDB-së pa munduar e pa hekë keq kishin gjete idiot të dobishëm e veteranë shqiptarë që i shërbenin komunizmit serbosllavë. Rastin konkretë e kemi me pëllumbaxhiun  Ukë Gashi të cilit shteti titist ia pasuroi biografin kinse e  ka luftuar nazizmin pa luftuar fare.  Komunistët serb Ukën e bënë kryetarë  të Pejës

Stalini, Enveri, Tito e tani Putini kishin krijuar, apo kanë krijuar politikë të përjetësisë për të qeverisur sa të jenë gjallë duke e përdorur partinë dhe veteranët e luftës si garantues të pushtetit të tyre diktatorial. Enveri  në emër të politikës se përjetësisë e luante rolin e hetuesit e gjykatësit! Partia do të dënoj i tha idiotit dikur të dobishëm Kadri Hazbiut! E pra le të më dënoj Partia shoku Enver ishte përgjigj veterani i luftës Hazbiu i cili deri me dje në emër të partisë kishte vra e dënuar si Enveri atë.

Ky vetëmohim ciklik i Beqir Ballukut, Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, Sinan Hasanit më rikujtoi librin e sa po dalë në shitje mbi Ukrainën të historianit amerikan Timothy Snyder.

Snyder kur i përshkruan diktaturat komuniste dhe Putinin nder tjera thekson: “Politika e PËRJETESISË e vendos një komb në qendër të një narrativi ciklik sakrifikues. Koha nuk është më një vije e drejtë që të çon në të ardhmen, por një rreth që i kthehet pa ndërprerë të njëjtave kërcënime të së kaluarës.”

Ende në kulturosferen shqiptare kemi politikanë  të cilët mundohen të krijojnë karrierë politike në emër të luftës, atë edhe pas 23 viteve. Ende në Kosovë kemi individë të njohur edhe pa njohur të cilët krijojnë pëllumbaxhi  veteranë si Ukë Gashin, jo pse janë altruista po pse kanë sedër të sëmurë mujshare e dëshirë për pushtet të përjetshëm.

Veteranët e vërtetë të  luftës në Kosovë që 22 vjet janë të diskriminuar moralisht e materialisht. Veteranët e vërtet të luftës, janë të diskriminuar nga veteranët e rrejshëm të cilët luftën e kan parë  nga televizori, e tani behën hisedar duke ju vjedhur çdo muaj pagat e vogla të veteranëve real.

Problem  veteranëve të luftës ekziston qe 22 vite. Po, për të tërhequr vëmendjen nga paaftësia e tyre partitë politike në Kosovë, dhe duke mos pasur aftësi e dijeni për të kryer reforma ata sa herë humbin në vota bëhen se interesohen për fatin e veteranëve të luftës! Në ketë mënyrë politikanët në vend që të mendojnë për të ardhmen e vendit ata trumbetojnë për njëfarë folklor patriotizëm afat shkurtër ku  me vetëdije e pa vetëdije e ngulfatin perspektivën e ardhshme ne të tashmen.

LVV-ja, qeveria Kurti duhet të inicioj krijoj një komision hetimor mbi veteranët. Veteranëve të rrejshëm të cilët u krijuan si votë apo si ryshfet tu ndërpritet paga, e veteranëve real tu ngritët paga mujore në mënyrë që të jetojnë me nder e pa probleme themelore ekonomike, me pagën e merituar. RESPEKT GJITHË ATYRE  VETRANËVE QE I DOLËN ZOTË ATDHEUT NË KOHËT MË TE VESHTIRA.