Pas sherrit me Cllevion, flet për herë të parë Noizy - Gazeta Express
string(51) "pas-sherrit-me-cllevion-flet-per-here-te-pare-noizy"

Rozë

Gazeta Express

07/06/2022 9:10

Pas sherrit me Cllevion, flet për herë të parë Noizy

Rozë

Gazeta Express

07/06/2022 9:10

Gjatë ditës së djeshme, nëpër media rozë e rrjete sociale është shpërndarë një pjesë e shkurtër nga rrahja e reperit, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, me ish-anëtarin e grupit TBA, Klevio Ahmetaj i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano” ose “Hudra”.

Pas publikimit të kësaj video të cilën e kishte shpërndarë edhe vetë reperi në profilin e tij në “TikTok”, por që më pas e kishte fshirë, ai më vonë hyri “Live” në rrjetin social “Instagram”.

“Kur qeni ec në rrugën e vet, mos e nguc se qeni të han– ka thënë i moçmi. Leje të ec në rrugë të vet”, shprehet Noizy.

Ndryshe, kujtojmë se ditë më parë Cllevio kishte publikuar një mesazh që sipas tij ishte nga Noizy, ku ky i fundit kishte thënë se nuk po i pëlqen ajo që Cllevio po thoshte në rrjete sociale kundër tij.

Në videon e plotë të publikuar nga Express, shihet ku edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Geljan Rajku shpërndan grushte në Cllevio së bashku me Noizyn dhe një anëtar tjetër të grupit “OTR”./Express