Këtë të enjte me fillim nga ora 18:00, teatri “Adriana” do të organizoj koncertin me vepra shqiptare me artistet Rinor Aliu, Arjeta Krosa dhe Arbreshë Ademi.
Koncerti “Trio Mosso”, do të vjen në harmoni mes flautit, violinçelos dhe tingujve të pianos.
Në flaut pritet të prezantoj Arjeta Krosa, në violonçelo Arbreshë Ademi kurse në piano do të përformoj Rinor Aliu.
Veprat që do të luhen janë nga: Çesk Zadeja, Lorenc Antoni, Pjeter Gaci dhe Avni Mula. Këto vepra janë të aranzhuara nga Prof Valton Beqiri dhe Vullnet Neziri.
/Gazeta Express