string(72) "ambasada-gjermane-ne-shkup-jep-lajmi-ja-kur-hapen-terminet-per-viza-pune"

Ballina

Gazeta Express

31/05/2022 17:16

Ambasada gjermane në Shkup jep lajmi, ja kur hapen terminet për viza pune

Ballina

Gazeta Express

31/05/2022 17:16

Ambasada gjermane në Shkup informon të gjithë aplikuesit se nga dita e nesërme, respektivisht data 1 qershor 2022, do të hapen terminet për viza pune.

Lajmi është bërë i ditur përmes një publikimi nga ambasada gjermane në rrjetin social Facebook.

Aty thuhet se terminet për viza pune për muajin korrik fillojnë nga data 1 qershor.

Krahas informacionit për nisjen e caktimit të termineve, ka njoftuar edhe për kohën se sa do të zgjas ky termin.

“Lista e regjistrimeve për termine për viza pune për të aplikuar në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.