Në orët e para të së shtunës në qytetin e Ferizajt ndodhi ngjarja tragjike, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë vrasje është Qendrim Januzi, vëllai i reperit Buta.
Por, vite më parë Qëndrimi apo i njohur si “Reefa”, “Strella” dhe “Buta” ishin miq, kjo gjë vërehet edhe përmes disa fotografish të cila tashmë janë bërë virale nëpër rrjete sociale, pas kësaj ngjarje tragjike.
Gjatë vitit 2012, kur vëllai i Butës, Qëndrimi gjendej në burg, këngëtari kishte publikuar një këngë të titulluar “Kqyre”, pjesë e videoklipit ishte edhe i ndjeri “Strella”.
Në një pjesë të kësaj këngë, më saktësisht në sekondin e 40-të (00:40), kërkohet lirim i Qëndrimit (Reefës): “Mun mem gjet te sheshi tu bertit #freereefa. Dej tem shterret zani plus e kena shkru n’maica”
Po ashtu, edhe para dy vitesh në një bashkëpunim të Butës me reperin, Singullar në këngën “Drip” shihen së bashku Qëndrimi dhe Reefa pjesë e këtij videoklipi. Teksa thuhet se shoqëria e këtyre u prish pak muaj pas kësaj kënge, shkruan Express.
Ndërsa, së fundmi, “Strella” ishte bërë mik me reperin Feronit Shabani i njohur si “Fero”, i cili në një “Live” në rrjetin social “Instagram”, kishte përshëndetur “Strellën” dhe kishte thënë se Buta nuk e ka më mik, kështu duke treguar se shoqëria e tyre kishte marr fund.
Arsyeja e kësaj vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e djegies së veturës “Mercedes” të reperit Buta nga “Strella”.
Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni.
Siç ka njoftuar gjykata, “gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H”./Express
aaaaa