Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani, ka prekur socialistë dhe demokratë.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”, shkruan Spiropali.
Ish-presidenti Nishani, ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Ai ishte 56 vjeç.
Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.
Në këtë pozicion erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...