Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar se do të financojnë ndërtimin e një sheshi në Hoqë të Madhe të Rahovecit.
Petkoviq ka thënë se e kishte kërkesë nga banorët lokalë kur e ka vizituar fshatin njofton zyra e tij, transmeton Gazeta Express.
“Më është prezantuar projekt-propozimi dhe zgjidhja konceptuale dhe ne si Zyrë për Kosovë, me kënaqësi do të financojmë ndërtimin e sheshit të Hoqës, i cili do të fillojë për një kohë shumë të shkurtër”, tha Petkoviq.
Ai tha se Hoça e Madhe është një nga vendbanimet më të vjetra serbe në Kosovë dhe në shekullin e 15-të përmendet se ajo kishte një shesh qendror.
“Më vjen mirë që ky rajon i famshëm i verës, i cili çdo vit vizitohet nga një numër gjithnjë e më i madh turistësh, po zhvillon potencialin e tij dhe ne si Zyrë do të ndihmojmë në këtë rrugë dhe besoj se sheshi i qytetit do të jetë një tërheqje e re, por ne do të vazhdojmë të ndihmojmë përmes llojeve të tjera të mbështetjes”, përfundoi Petkoviq.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...