Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përballet në të njëjtin panel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Kurtin e Vuçiqin do t’i bëjë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që mbahet të mërkurën në orën 07:30.
Klankosova.tv ka siguruar agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, ku bëhet e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.
Se do të jenë pjesë e këtij paneli e kanë bërë të ditur përmes njoftimeve për media edhe nga zyra e Kurtit por edhe nga ajo e Vuçiqit.
As njëra e as tjetra nuk kanë treguar se në cilën ditë e orë mbahet diskutimi që i bën bashkë liderin kosovar me atë serb.
Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.
Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...