Merovci vlerëson lartë Demaçin dhe Rugovën: Jemi i vetmi popull në botë me dy çmime Saharov - Gazeta Express
string(90) "merovci-vlereson-larte-demacin-dhe-rugoven-jemi-i-vetmi-popull-ne-bote-me-dy-cmime-saharov"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 21:38

Merovci vlerëson lartë Demaçin dhe Rugovën: Jemi i vetmi popull në botë me dy çmime Saharov

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 21:38

Adnan Merovci ka vlerësuar lartë figurën e Adem Demaçit dhe atë të Ibrahim Rugovës në debatin që po zhvillohet në emisionin Pressing në T7 rreth këtyre figura historike.

Ai ka thënë se populli shqiptar në Kosovë u lartësua shumë me ndarjen e çmimit Saharov për këto dy figura.

Lexo Edhe:

Demaçi mori këtë titull në vitin 1991 pas shumë viteve të kaluara si disident dhe aktivist i çështjes kombëtare.

Rugovës iu nda ky çmim në vitin 1998.

“E lartësoi lartë popullin kur e mori atë çmim. Pastaj më 1998 u fitua përsëri për t’u futur në histori”, tha ai.

“Me të lexuar e kam dhe me të nime. Jemi i vetmi popull që ka dy çmime Saharov”, shtoi ai.

  Çmimi Saharov për lirinë e mendimit, i pagëzuar sipas disidentit dhe shkencëtarit nga Bashkimi Sovjetik Andrej Saharov (Andrei Sakharov) është themeluar në dhjetor 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individët apo organizatat që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.