Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze - Gazeta Express
string(85) "putin-e-emeron-minister-truprojen-e-tij-paraardhesi-nderroi-jete-ne-menyre-misterioze"

Putin e emëron ministër truprojën e tij, paraardhësi ndërroi jetë në mënyrë misterioze

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 18:13

Vladimir Putin ka emëruar ish-truprojën e tij ministër të Emergjencave, vetëm pak muaj pasi paraardhësi i tij u rrëzua në mënyrë misterioze nga një ujëvarë dhe gjeti vdekjen.

Gjeneral-majori Alexander Kurenkov, 49 vjeç, u emërua nga Putin këtë të martë, ndërsa është truproja i gjashtë e presidentit që emërohet në poste të larta të qeverisë.

Lexo Edhe:

Yevgeny Zinichev mbante më herët postin e ministrit të energjisë, gjithashtu një ish-truproje e Putin. Ai ndërroi jetë duke rënë nga një ujëvarë mbi 30 metra e lartë mes dyshimeve për vdekjen e tij. /A2CNN