Agjencisë Antikorrupsion i shtohet kompetenca për gjoba, asamblistët më s’e deklarojnë pasurinë - Gazeta Express
string(93) "agjencise-antikorrupsion-i-shtohet-kompetenca-per-gjoba-asamblistet-me-se-deklarojne-pasurine"

Agjencisë Antikorrupsion i shtohet kompetenca për gjoba, asamblistët më s’e deklarojnë pasurinë

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 17:20

Sot ka mbajtur punimet Grupi Punues i Kuvendit të Kosovës për pakon e ligjeve anti-korrupsion, më saktësisht të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për Deklarimin, Kontrollin Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhurata.

Si kryetar i këtij Grupi Punues, Besnik Tahiri, ka njoftuar se sipas Ligjit të ri për Deklarimin e Pasurisë, asamblistët nëpër Kuvende Komunale nuk do të jenë të detyruar që të deklarojnë pasurinë, dhe risia tjetër është se Agjencia kundër-Korrupsion do të ketë të drejtën për shqiptimin e gjobave për ata zyrtarë që s’e deklarojnë apo e deklarojnë rrejshëm pasurinë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë nga deputeti Besnik Tahiri:

 Asambleistët nuk do të duhet më të deklarojnë pasurinë

Sot përfunduan punimet e Grupit Punues për pakon e ligjeve anti-korrupsion, respektivisht Ligjin për Agjencinë pelër Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit për Deklarimin, Kontrollin, Prejardhjen e Pasurisë dhe Dhurata.

Si Kryesues i Grupit Punues, kam kënaqësinë të ju njoftoj se me Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurise, risitë më të theksuara jane:

– Deklarimi do të bëhet në forme elektronike, duke lehtësuar dukshëm deklarimin dhe kontrollin;

– Asambleistët komunalë nuk kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë;

– Do të ketë kontroll të plotë të deklarimeve periodikisht, varësisht prej pozitës së zyrtarit publik;

– Do të rritet trasparenca, me ç‘rast deklarimet e të gjitha subjekteve deklaruese do të behen publike;

– Agjencia mvishet me kompetenca gjobëvënëse, me theks në provimin e qëllimit të zyrtarit për të mos deklaruar apo për të deklaruar rrejshëm, si element i vepres penale.