Vetura e Prokurorisë së Gjakovës përfshihet në një aksident, dyshohet për tre prokurorë të lënduar dhe një shofer - Gazeta Express
string(112) "vetura-e-prokurorise-se-gjakoves-perfshihet-ne-nje-aksident-dyshohet-per-tre-prokurore-te-lenduar-dhe-nje-shofer"

Vetura e Prokurorisë së Gjakovës përfshihet në një aksident, dyshohet për tre prokurorë të lënduar dhe një shofer

Lajme

Gazeta Express

20/05/2022 10:01

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër. Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër, raporton Express.

Për rastin është deklaruar për Express, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Lexo Edhe:

Xhurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.

Sipas tij, nga informacionet e para dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ndodhet në vendgjarje dhe për rastin kanë nisur hetimet./Express