Gazetar: Selamir Qerimi
Është ndër momentet e pakta kur malli zëvendëson vuajtjen. Kjo është mënyra e vetme ku Lutfije Vokshi gjen ngushëllim për vëllain e saj, Agimin, të zhdukur 23 vjet më parë gjatë luftës në Kosovë.
Doktori nga Mitrovica që shëroi plagët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte rënë në pritë nga ushtria serbe, në afërsi të Kotorrit të Skënderajt.
E tash, dy dekada pas, kujtimet me shumë përmallje po i rrëfen motra e tij. Përtej kësaj, duke mos ditur se a është gjallë apo ka vdekur, Vokshi thotë se dhimbja dhe shpresa për vëllain nuk është shuar asnjëherë.
E, bashkë me të, as përpjekjet për ta gjetur familjarin, nuk janë ndalur. Megjithatë, besimi që një ditë do të gjenden trupat e zhdukur është ajo që në vazhdimësi i ka mbajtur me shpresë familjarët.
Njëjtë edhe Lutfije Vokshin.
Veçmas, ditëve të fundit, kur, tashmë kanë filluar gërmimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.
Por, fakti që pas 23 viteve, ende nuk është zbardhur në tërsi fati i personave të pagjetur, për Vokshin ka një arsyje.
Aktualisht, mbeten edhe mbi 1.600 persona që janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998 dhe 1999, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...