“Shkrumb e hi”, veturat u dogjën në parking në Veternik – pamje të reja
Lajme
Gazeta Express
09/05/2022 14:38
Në rrethana akoma të panjohuara janë përfshirë nga flakët disa vetura në parkingun e “Albi Mall” në Veternik të Prishtinës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga T7,
zjarri është lokalizuar dhe në vendin e ngjarjes përveç zjarrfikësve po qëndrojnë
edhe Njësitet e Policisë së Kosovës.
Veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale,
teksa nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.
Gazeta Express po pret një përgjigje nga
policia lidhur me incidentin e shkaktuar në Veternik.