Nemanja Matic karrierën do ta vazhdojë në Serie A të Italisë.
Sipas “Daily Star”, mesfushori serb ka vendosur që t’i bashkohet Juventusit, transmeton Gazeta Express.
Matic te “Zonja e Vjetër” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Manchester Unitedin skadon më 30 qershor të këtij viti.
Ai më herët kishte njoftuar se do të largohet nga “Old Trafford” pas përfundimit të sezonit.
Për 33-vjeçarin kjo do të jetë një aventurë e re, pasi ai më herët nuk ka luajtur në Itali.
Para transferimit te “Djajtë e Kuq”, Nemanja Matic u aktivizua te Chelsea, Benfica e Vitesse. /Gazeta Express/