Veshajt thirrin si mysafire të parë pronaren e Top Channel, Lori Hoxha
TV/Film
Gazeta Express
29/04/2022 23:07
“Më lër të flas” është emisioni i ri i binjakëve
Donald dhe Romeo Veshaj
Teksa Donaldi famën e mori kryesisht gjatë
paraqitjes së tij në Big Brother Albania VIP 1, tashmë ai ka filluar me një
emision me binjakun e tij Romeo Veshaj, kurse e ftuara e parë e tyre ishte Lori
Hoxha.
Zakonisht Lori e ka bërë traditë shkuarjen në
emisione të reja që i prodhon Top Channel. Kjo ka ndodhur në ço program të ri
apo sezon të ri të ndonjë emisioni ku ajo është e para.
Kujtojmë që edhe në tetor të 2020-tës ishte ndër të ftuarat e para të “Shiko Kush Luan” madje bashkë me Mozzik (njësoj si sot).