Telefonatë e pazakontë, Kurti në SHBA, Borrell e thërret nga Kili - Gazeta Express
string(63) "telefonate-e-pazakonte-kurti-ne-shba-borrell-e-therret-nga-kili"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2022 20:47

Telefonatë e pazakontë, Kurti në SHBA, Borrell e thërret nga Kili

Lajme

Gazeta Express

28/04/2022 20:47

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë. E veçanta e kësaj telefonate ishte se, si Kurti ashtu edhe Borrell janë në kontinente tjera.

Kurti nuk e humbi mundësinë për ta shprehur këtë fakt sic di ai më së miri, duke thënë se janë “të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore”

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën.  për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kurti po qëndron në SHBA së bashku me Presidenten Vjosa Osmani ku ishin pjesë e funarlit për Madeliene Albright.

Advertisement
Advertisement
Advertisement