Spitali italian e përgënjeshtron lajmin: “Mino Raiola nuk ka vdekur, është në gjendje të rëndë” - Gazeta Express
string(91) "spitali-italian-e-pergenjeshtron-lajmin-mino-raiola-nuk-ka-vdekur-eshte-ne-gjendje-te-rende"

Futboll

Gazeta Express

28/04/2022 14:35

Spitali italian e përgënjeshtron lajmin: “Mino Raiola nuk ka vdekur, është në gjendje të rëndë”

Futboll

Gazeta Express

28/04/2022 14:35

Mino Raiola nuk ka vdekur, siç raportuan mediat italiane pak çaste më parë.

Menaxheri i njohur italian i futbollit është në gjendje të rëndë, por që nuk ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali ku po qëndron ai i shtruar, San Raffaelle në Milano.

“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo.

Raiola është i sëmurë që nga muaji janar, por po lufton ende me jetën.

Ai është menaxher i futbollistëve të mëdhenj si Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Verratti etj. /Gazeta Express/