Raportimet për skandalin e ambasadorit Berishaj, PSD aksion para Qeverisë për “shpëlarje parash” - Gazeta Express
string(93) "raportimet-per-skandalin-e-ambasadorit-berishaj-psd-aksion-para-qeverise-per-shpelarje-parash"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2022 14:22

Raportimet për skandalin e ambasadorit Berishaj, PSD aksion para Qeverisë për “shpëlarje parash”

Lajme

Gazeta Express

27/04/2022 14:22

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion përballë Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni ka thënë se ky aktivitet e ka për qëllim paraqitjen figurative lidhur me raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

“Ky aktivitet e ka për qëllim që me paraqitë në mënyrë figurative cxka po ndodhë javën e fundit, dmth aktivitetin e shpëlarjes së parave që po ndodhë në Republikën e Kosovës. Po bëhen një javë prej se ka plasur skandali me ambasadorin e Kosovës në Kroaci. Krejt pyesin, flasin vetëm institucionet dhe eprorët e institucioneve po heshtin. Ambasadori Martin Beërishaj e ka hap një xhirollogari në Mal të Zi me vetëm veten e tij punëtor dhe hopa 600 mijë euro tërheqje. Paret në dorë e pastaj në strajcë. Prejardhja e pareve është Beogradi”, ka thënë Hyseni.

Ai tha se si Berishaj ka marrë para nga Beogradi.

“Ne e dimë që kushdo që bënë tregti me Beogradin, pavarësisht se cila është kompania, është e pamundur që mos me ra në rrjetën monopol të ashtuquajturës mafi energjetike e Ballkanit. Këto kompani janë të lidhura me emra famëkeq”, ka thënë më tutje ai.