string(99) "e-mori-ne-qafe-cupen-flet-nusja-e-xhaxhait-te-30-vjecares-fatjoni-e-ka-fajin-per-vrasjen-e-merushes"

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2022 13:03

“E mori në qafë çupën”/ Flet nusja e xhaxhait të 30-vjeçares: Fatjoni e ka fajin për vrasjen e Merushes

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2022 13:03

Krimi i dyfishtë ditën e djshme në Vidhishtes të Roskovecit ka tronditur të gjithë Shqipërinë pasi 61-vjeçari Xhevahir Hoxha masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushe Hazizi dhe pas ngjarjes vari veten.

Nusja e xhaxhait të Merushes, e cila u vra nga vjehrri i saj, gjatë intervistës për News 24, ka dhënë detaje të tjera nga ngjarja rëndë. Gjatë bisedës në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nusja e xhaxhait tha se janë shqetësuar nga ngjarja dhe e kanë mësuar lajmin nëpërmjet televizionit.

Ajo ka treguar se vjehrri dhe vjehrra nuk e kanë pranuar që në fillim Merushen, duke u shprehur se fajtor për të këtë ngjarje është edhe bashkëshorti, Fatjonin, pasi sipas saj, ai ishte i vetëdijshëm që nuk e donin, por e mori në familje. Ajo tha më tej se fëmijët e Merushes që i ka me burrin e parë, jetojnë me gjyshërit dhe kujdesen shumë mirë për ta.

Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk dinim gjë e morëm vesh nga TV. Me Fatjonin kishte 2 vite, si çift shkonin por nuk donte vjehrra me vjehrrin, Ishte e padëshirueshëm sepse la gruan dhe bashkëjetonte me Merushen. Vjehrri e kundërshtonte më shumë. Nuk janë njohur më parë me vjehrrin,. Me martesën e parë kishte tre fëmijë dhe me bashkëshortin e parë jetoi 5 vite.

Fëmijët i ka ish-burri i Merushes?
Nusja e xhaxhait të Merushes: Po . Prej një muaji jetonin në shtëpinë e vjehrrës, më parë jetonin me qira në Vlorë.

Përse u rikthen në një vend që nuk mirëpriteshin?
Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e dimë Dje është përballur me Xhevahirin?
Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e dimë fare.

Çfarë i ka shprehur familjarëve gjatë këtij muajin?
Nusja e xhaxhait të Merushes: Nuk e di. Jemi shtëpi më vete, secili në shtëpinë e tij, nuk ndërhyjmë në familjen e tjetrin. Marrëdhënia e Merushes me Fatjonin shkonin mirë.

Fatjoni sot ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e babait? po në ceremoninë e Merushes?
Nusja e xhaxhait të Merushes: Jo nuk ka marrë pjesë.

Keni komunikuar dje me Fatjonin?
Nusja e xhaxhait të Merushes: Jo. Edhe po të vinte me atë që i bëri çupës tonë nuk e donte kush. Kur nuk e donin për çfarë e mori Fatjoni çupën kur e dinte që i ati nuk e qaste. I ati i bënte presion më parë çupës.

Nëse Fatjoni do vinte sot, do përballej me ju?
Nusja e xhaxhait të Merushes: Po. I them se veprimi i tij nuk ishte i drejtë, kur e dinte që i ati nuk e donte, përse e mori çupën në qafë.

Ndërsa ka komentuar momentin e videos kur ka folur vjehrra e Merushes, tha se ishte veprim i pahijshëm, i turpshëm.
Nusja e xhaxhait të Merushes: Tre fëmijët jetojnë me gjyshërit dhe gjyshen dhe i ka mbajtur shumë mirë, babai i fëmijëve, ish-burri i Mirushes jeton dhe punon në Greqi.

Janë lajmëruar fëmijët për vdekjen e nënës?
Nusja e xhaxhait të Merushes: I madhi po, por të tjerët janë të vegjël.