E rëndë në Fier, 61 vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten - Gazeta Express
string(85) "e-rende-ne-fier-61-vjecari-vret-me-thike-bashkejetuesen-e-djalit-dhe-me-pas-var-veten"

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2022 13:18

E rëndë në Fier, 61 vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2022 13:18

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, Xhevair Hoxha, 61 vjeç, raportohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi, 30 vjeçe.

Pasi ka kryer krimin e rëndë në shtëpi 61 vjeçari më pas ka varur veten në një pemë pas banese. “Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.