Në sa parti politike ka qenë Mimoza Kusari-Lila, tregon vet ajo - Gazeta Express
string(62) "ne-sa-parti-politike-ka-qene-mimoza-kusari-lila-tregon-vet-ajo"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2022 10:39

Në sa parti politike ka qenë Mimoza Kusari-Lila, tregon vet ajo

Lajme

Gazeta Express

30/03/2022 10:39

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka treguar mbrëmë në emisionin “dPt të Fidani” se në sa parti politike ka qenë, shkruan Gazeta Express.

Ajo pohoi se gjatë karrierës së saj politike ka qenë pjesë vetëm pjesë e AKR-së dhe tani e Alternativës.

“Në karrierën politike unë kam hyrë në AKR. Kam qenë për 6 vite, pastaj kam dal nga AKR dhe e kam formuar Alternativën. Kemi pasur bashkëpunim me LDK-në në marrëveshje koalicioni, tash kemi bashkëpunim me VV-në. Asnjëherë s’kam qenë në PDK, në AAK”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo tha se deklaratat se ajo ka qenë pjesë e të gjitha partie politike është fushatë e dirigjuar ndaj saj.

“Sa  e lehtë është me sulmu një grua në politikë, sepse lehtë është me e ndjell sendimentin e një gruaje jo besnike. Gruaja që nuk i rrinë besnike një burri, në këtë rast një lideri të partisë”, ka thënë ajo./Gazeta Express/

Videon e plotë mund ta shihni KËTU.

Advertisement
Advertisement
Advertisement