Verstappen e fitoi garën me finish dramatik në Arabinë Saudite - Gazeta Express
string(62) "verstappen-e-fitoi-garen-me-finish-dramatik-ne-arabine-saudite"

Sport

Gazeta Express

27/03/2022 21:18

Verstappen e fitoi garën me finish dramatik në Arabinë Saudite

Sport

Gazeta Express

27/03/2022 21:18

Max Verstappen ka triumfuar në Grand Prixin e Arabisë Saudite në Formula 1.

Verstappen nga skuadra e Red Bullit doli i pari katër xhiro para fundit, pas një gare të ngushtë me Charles Leclerc nga Ferrari, transmeton Gazeta Express.

Në vendin e tretë u rendit ngasësi tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, teksa ngasësi tjetër i Red Bullit, Sergio Perez, zuri vendin e katërt.

George Russell nga skuadra e Mercedesit doli i pesti. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement