Dita Botërore e Tuberkulozit - Gazeta Express
string(28) "dita-boterore-e-tuberkulozit"

Shneta

Gazeta Express

24/03/2022 12:38

Dita Botërore e Tuberkulozit

Shneta

Gazeta Express

24/03/2022 12:38

Dita Botërore e Tuberkulozit organizohet çdo vit në 24 mars dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike të Tuberkulozit (TB), si dhe rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë botërore të turbekulozit.

Kush është më i rrezikuar

Tuberkulozi prek kryesisht të rriturit në periudhën më produktive të jetës, megjithatë, të gjitha grup-moshat janë të rrezikuara. Mbi 95% e rasteve të diagnostikuara dhe e vdekjeve janë në vendet në zhvillim. Njerëzit e infektuar me HIV kanë një rrezik 20-30 herë më të lartë për të patur tuberkuloz aktiv, gjithashtu ky rrezik është i lartë edhe për njerëzit, të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera, të cilat kanë dëmtuar sistemin imunitar. Përdorimi i duhanit e rrit shumë rrezikun për sëmundjen dhe vdekjen nga TB-ja. Përafërsisht 8% e rasteve me TB në mbarë botën i atribuohen duhanpirjes.

Simptomat

Simptomat më të shpeshta të tuberkulozit aktiv të mushkërive janë: kollë dhe pështymë me gjak, dhembje kraharori, dobësi, humbje në peshë, temperaturë dhe djersitje natën.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web

/Artikull i sponsorizuar/