Me "kaubojka" në Turqi, rikthehet në skenë ministri i shëndetësisë - Gazeta Express
string(63) "me-kaubojka-ne-turqi-rikthehet-ne-skene-ministri-i-shendetesise"

Me “kaubojka” në Turqi, rikthehet në skenë ministri i shëndetësisë

Lajme

Gazeta Express

23/03/2022 9:58

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka befasuar me dukjen edhe gjatë vizitës në Turqi. Ai i ka shkuar në takim homologut të tij turk me kravatë flutur dhe “kaubojka”, raporton Express.

Fotografitë nga ky takim i ka ndarë Ministria e Shëndetësisë, derisa ka dhënë detaje për vizitën e ministrit.

Lexo Edhe:

Paraqitjet e Latifit kanë qenë të rralla javëve të fundit. Madje, për këtë edhe është kritikuar.

Ndryshe, nuk është hera e parë që ministri i Shëndetësisë, ky apo ai para tij, janë komentuar për dukjen e tyre.

Paraardhësi i Latifit, Arben Vitia, ishte komentuar shumë për “mindilin” e tij që e bartte në setër./Express