T’i shohësh fëmijët duke luajtur futboll është gjithmonë kënaqësi pasi secili prej nesh kthehet disa vite prapa…
Përpos adrenalinës, ata dinë të sjellin edhe momente gazmore, të cilat të bëjnë për të qeshur, shkruan “Gazeta Express”.
E një gjë e tillë ka ndodhur edhe në këtë video, ku për 15 sekonda ndodh gjithçka: rast, shtyrje, ndërhyrje dhe në fund huqje.
Natyrisht, në futboll gjithçka fillon nga vegjëlia.
Dhe, fëmijët mësojnë nga gabimet dhe përmirësohen dhe zhvillohen çdo ditë.
Për më tepër, niseni ditën duke qeshur me këtë video. /Gazeta Express/