Flor Binajn e heqin nga Portokallia pas pjesëmarrjes në protestë? Aktori jep lajmin e rëndësishëm - Gazeta Express
string(96) "flor-binajn-e-heqin-nga-portokallia-pas-pjesemarrjes-ne-proteste-aktori-jep-lajmin-e-rendesishem"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2022 20:43

Flor Binajn e heqin nga Portokallia pas pjesëmarrjes në protestë? Aktori jep lajmin e rëndësishëm

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2022 20:43
Flor Binaj largohet nga Portokallia pas pjesëmarrjes në protestë? Aktori jep lajmin e rëndësishëm për fansat

Aktori i njohur i humorit Florian Binaj ka sqaruar ndjekësit e tij për mungesën që ka bërë në ‘Portokalli’, të dielën e kaluar, gjë që habiti shumë publikun.

Mungesa e aktorit është vënë re nga shumë ndjekës dhe fansa të tij të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin për mungesën, pasi e kanë lidhur me pjesëmarrjen e aktorin në protestat e realizuara kundër rritjes së çmimeve dhe ku ka qenë protagonist.

Por duket se aktori po përgatit diçka më të rëndësishme , për të cilën tha se do të japë detaje në vijim dhe mungesa e tij në “Portokalli” nuk ka lidhje me protestat.

Flor Binaj largohet nga Portokallia pas pjesëmarrjes në protestë? Aktori jep lajmin e rëndësishëm për fansat

Kujtojmë se Binaj është një nga aktorët më jetëgjatë në “Portokalli” dhe padyshim një nga shtyllat kryesore të këtij spektakli.

Kohët e fundi ai ka qënë shumë aktiv në protestat e vazhdueshme që po bëhen për rritjen e çmimeve dhe gjithmonë ka qenë në “opozitë” me qëndrimet e tij ndaj qeverisë.

Tani na duhet të presim ditët në vijim për të mësuar më shumë rreth projektit të ri të Florit dhe arsyes pse po mungon në Portokalli.