string(42) "ne-librarine-dukagjini-promovohen-dy-libra"

Arte

Gazeta Express

18/03/2022 13:30

Në librarinë Dukagjini promovohen dy libra

Arte

Gazeta Express

18/03/2022 13:30

Dje në hapësirat e librarisë “Dukagjini” u promovuan dy libra të dy autoreve të reja. Diellza Berisha nga Kosova dhe Enxhi Naum nga Shqipëria ishin të pranishme në këtë ngjarje për të rrëfyer përvojat e tyre si shkrimtare të reja dhe idetë e tyre se si kanë arritur tek bashkëpunimi me shtëpinë botuese “Dukagjini”

Libri me poezi i Enxhi Naumit, “Magna” është libër me poezi, i shkruar me vrullin e një vajze të re, siç tha edhe Fatjon Zekaj, redaktor gjuhësor në shtëpinë botuese Dukagjini.

Në anën tjetër libri i Diellza Berishës kishte më shumë elemente të prozës poetike, nga mënyra se si është shkruar dhe nga idetë e autores se re mes rreshtave. Libri i Diellza Berishes është “Cikël dyzimi”, e qe edhe nga titulli vërehet një pikëpamje ndryshe e autores.

Të dy shkrimtarët e reja ndanë rrëfimet e tyre me publikun e pranishëm në organizim. Për të dyja ka qenë një sukses i madh, siç thonë edhe vetë ato, dhe se gara prej rreth 100 aplikuesve e bënë edhe me të vlefshëm suksesin e tyre. Në të njëjtën kohë ato thanë se ishin shumë të lumtura që “Dukagjini” u ka ofruar një mundësi të tillë për t’iu hapur dyert në të ardhmen.

Procesi i përzgjedhjes së fituesve të kësaj gare ka kaluar nëpër redaktorë të shtëpisë botuese “Dukagjini”, e vlerësimin final e ka bërë shkrimtari Ag Apolloni.

Kujtojmë së vitin e kaluar libraria Dukagjini, në përvjetorin e saj të themelimit, hapi një konkurs për botimin e tre librave nga autorë të rinj.

/Donjeta Abazi; Gazeta Express