Aktivistja Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi e ka cilësuar Fehmi Aganin si politikanin më të madh kosovar.
Kandiq e ka publikuarnjë fotografi të Aganit me ish-kancelarin e Austrisë, Wolfgang Schüssel dhe publicistin Veton Surroi – atëherë po ashtu politikan.
“Prof. Fehmi Agani – politikani më i madh kosovar”, shkroi Kandiq në Twitter.
prof.Fehmi Agani – najveći kosovski političar. pic.twitter.com/zU4vTKAd37
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 17, 2022
Fehmi Agani ishte sociolog dhe politikan i Kosovës, çmohej si prijësi mendor LDK-së në vitet ’90. E përfaqësonte LDK-në në bisedimet ndërkombëtare para luftës së Kosovës, por u vra nga forcat jugollave të sigurisë gjatë luftës.
Agani është nderuar me urdhrin Hero i Kosovës.