E quante Putinin “psikopat”, gjendet e vdekur modelja ruse - Gazeta Express
string(55) "e-quante-putinin-psikopat-gjendet-e-vdekur-modelja-ruse"

Lajme

Gazeta Express

15/03/2022 1:02

E quante Putinin “psikopat”, gjendet e vdekur modelja ruse

Lajme

Gazeta Express

15/03/2022 1:02

Kufoma e një modeleje ruse është gjetur e copëtuar dhe e vendosur brenda një valixheje.

“The Sun” shkruan se modelja është gjetur një vit pasi ishte zhdukur. 23-vjeçarja Greta Vedler, kishte kritikuar sistematikisht Putinin, duke e cilësuar si “psikopat”.

Bëhet e ditur se vrasjen e ka kryer ish- i dashuri i saj, Dimitry Korokvin. Ai ka thënë se e ka mbytur për vdekje pas një grindjeje për paratë në Moskë që nuk kanë lidhje me pikëpamjet e saj politike dhe analizën e mendjes dhe motiveve të Putinit.

Ndër të tjera ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe të sapo blerë, teksa më pas ai e çoi trupin 300 milje në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e një makine për më shumë se një vit.