Ekipet ruse të hokejit e përkrahin luftën ndaj Ukrainës - Gazeta Express
string(55) "ekipet-ruse-te-hokejit-e-perkrahin-luften-ndaj-ukraines"

Sport

Gazeta Express

13/03/2022 20:04

Ekipet ruse të hokejit e përkrahin luftën ndaj Ukrainës

Sport

Gazeta Express

13/03/2022 20:04

Vetëm një javë pasi Ivan Kuliak u shfaq në podiumin e Kupës së Botës në Doha me një Z në gjoks, një tjetër gjest pro-rus ka ndodhur në një ngjarje sportive ruse.

Këtë herë ishte një gjest kolektiv, përpara fillimit të një loje bandy, e njohur gjithashtu si hokej rus, pasi të dyja skuadrat u rreshtuan për të formuar formën e shkronjës “Z”, transmeton Gazeta Express.

Ky veprim ka ndodhur para ndeshjes mes SKA Neftyanik dhe Dynamo Moskës në top-ligën ruse, ka njoftuar “Marca”.

Për shumë vite, të dyja skuadrat kanë pasur lidhje me regjimet politike që sunduan fillimisht Bashkimin Sovjetik dhe tani Rusinë. SKA Neftyanik është rezultat i bashkimit të SKA, një akronim për Sporting Klube Army (klubi i ushtrisë) dhe Neftyanik, i mbështetur nga kompania që nxjerr naftën në Khabarovsk.

Kurse, Dynamo Moska, klubi sportiv më i vjetër atje, i cili do të festojë njëqindvjetorin e tij vitin e ardhshëm, konsiderohet si ekip i Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Gazeta Expres/

Advertisement
Advertisement
Advertisement