Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme përballë kryeministrisë, duke kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.
Njëri prej protestuesve ka bërë thirrje për lirimin e personave që u arrestuan gjatë protetsës së djeshme, teksa me ironi ka thënë se edhe po u arrestua sot, atëherë 3 vakte do i ketë të sigurta në burg.
“Jemi vendi më i vjedhur. Duhet të dalim në protestë masive dhe të ngremë zërin për ata të rinj që u arrestuan mbrëmë padrejtësisht, ku ngritën zërin për të drejtat e tyre.Turp, turp, turpv! Unë po u arrestova, 3 vakte i kam të sigurta. Kjo nuk është një meme, është një fatkeqësi”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se 3 vaktet do ia sigurojë shteti kur të jetë në burg.
Njëkohësisht protesta po zhvillohen edhe në shumë qytete të tjera të vendit, ku qytetarët kanë bllouar rrugët dhe janë përplasur edhe me forcat e rendit.