PSG – Di Maria, kjo është situata e kontratës së re - Gazeta Express
string(48) "psg-di-maria-kjo-eshte-situata-e-kontrates-se-re"

Futboll

Gazeta Express

07/03/2022 10:50

PSG – Di Maria, kjo është situata e kontratës së re

Futboll

Gazeta Express

07/03/2022 10:50

Paris Saint-Germaini nuk e ka me nguti vazhdimin e kontratës me Angel Di Marian.

Në fakt, klubi francez nuk dëshiron të ngutet në këtë drejtim, njoftojnë mediat franceze.

Kontrata aktuale e 34 vjeçarit do të skadojë në muajin qershor, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme në “Parkun e Princave”, ku ka qenë lojtar i rëndësishëm këto vite.

Mirëpo, PSG-ja nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me përfaqësuesin argjentinas.

Me gjasë, Di Marias do t’i vazhdohet kontrata për një vit tjetër.

Ai i ka zhvilluar 24 ndeshje me klubin këtë sezon, ndërsa i ka realizuar tre gola dhe i ka bërë pesë asistime. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement