Lajçak merr mbështetje nga Sllovakia për punën si Emisar: Është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë - Gazeta Express
string(101) "lajcak-merr-mbeshtetje-nga-sllovakia-per-punen-si-emisar-eshte-vecanerisht-e-rendesishme-ne-kete-kohe"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2022 15:03

Lajçak merr mbështetje nga Sllovakia për punën si Emisar: Është veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë

Lajme

Gazeta Express

04/03/2022 15:03

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me bashkëkombasin e tij, kryediplomatin, Ivan Korcok, me të cilin kanë biseduar për çështjen e negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Gazeta Express.

Vetë Korcok e ka vlerësuar si një takim tepër të frytshëm, derisa ka thënë se Sllovakia e mbështet plotësisht Lajçakun në përpjekjen e tij.

Lajcak e ka falënderuar për vëmendjen e Sllovakisë dhe për përkushtimin ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“ Është veçanërisht e rëndësishme tani”, ka shkruar Lajcak.

Sllovakia vazhdon të jetë një nga shtetet e cila nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement