Lyoni i dhuron 50 mijë euro për fëmijët ukrainas - Gazeta Express
string(48) "lyoni-i-dhuron-50-mije-euro-per-femijet-ukrainas"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2022 14:30

Lyoni i dhuron 50 mijë euro për fëmijët ukrainas

Futboll

Gazeta Express

04/03/2022 14:30

Klubet evropiane kanë nisur ta shfaqin solidaritetin e tyre pas luftës që nisi në Ukrainë, me Rusinë që po sulmon në mënyrë agresive.

Me këtë rast, klubi francez, Olympique Lyon ka reaguar në mënyrë konkrete për ta dhënë kontributin e tij në emergjencën ukrainase.

Klubi nga Ligue 1 ka njoftuar se do t’i dhurojë 50 mijë euro për seksionin francez të UNISEF, “për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijëve në situatën aktuale emergjente”, shkruan “Gazeta Express”.

Të tjera aksione të bamirësisë, shkruan tutje në njoftimin e klubit francez, do të bëhen ndërkohë.

Lufta që e preku Ukrainën do të lë këtë vend me pasoja të mëdha dhe afatgjate.

Por, klubet e sporteve të ndryshme pritet ta ndihmojnë sportin e këtij vendi që të ringritet në këmbë, njëjtë siç ishte para fillimit të sulmeve ushtarake nga agresori rus.

Siç dihet, për një afat të pacaktuar në Ukrainë janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement