string(102) "dyshohet-se-familja-shqiptare-ne-greqi-u-there-ish-burri-i-gruas-dy-te-miturit-me-shenja-ne-fyt-detaje"

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2022 22:11

Dyshohet se familja shqiptare në Greqi u vra nga ish-burri i gruas (DETAJE)

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2022 22:11

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Andravidë, pasi nëna, babai dhe dy nga tre fëmijët e tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Familja kishte tre djem të mitur dhe mbijetoi vetëm një, i cili është rreth 10 vjeç. Këtë fëmijë e ka nëna me ish-bashkëshortin. Dy fëmijët e vdekur, të moshës një dhe dy vjeç, janë gjetur brenda shtëpisë me shenja mbytjeje, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht pasi ata ende nuk janë kontrolluar nga mjeket.

Në oborrin e shtëpisë janë gjetur babai dhe nëna, me thikë në qafë.

Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit e motrat dhe nënën e tij të gjakosur në shtëpi. 11 vjeçari  mori ne krahe vëllanë e vogël që pa përballë dhe e dergoi  në kishë për të kërkuar ndihmë.

Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore nga EKAB por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Sipas informacioneve të para, babai ishte nga Shqipëria dhe nëna nga Rumania.

Sipas informacioneve të para, shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe në të cilën jetonin dy vitet e fundit, ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos.  Forcat e policisë ndodhen në shtëpi ndërsa mjekja mjekësore e cila tashmë ndodhet në vendngjarje pritet të zbardhë rastin.