Sporti ukrainas në zi, vritet futbollisti nga bombardimet e rusëve - Gazeta Express
string(65) "sporti-ukrainas-ne-zi-vritet-futbollisti-nga-bombardimet-e-ruseve"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2022 15:21

Sporti ukrainas në zi, vritet futbollisti nga bombardimet e rusëve

Futboll

Gazeta Express

01/03/2022 15:21

Sporti ukrainas është sot në zi.

Në mesin e viktimave të fundit të agresorit rus ndaj këtij vendi, ka ndërruar jetë një futbollist, shkruan “Gazeta Express”.

Dimitro Martinenko, 25 vjeç, nuk ka mundur t’ju shpëtonte bombardimeve të rusëve, duke ndërruar jetë së bashku me nënën e tij.

I ndjeri luante në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit.

Ai ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të këtij niveli të futbollit ukrainas.

Nga sulmet ruse mbetën të vrarë qindra njerëz në ditët e fundit.

Në mesin e tyre ka edhe sportistë.

Ndërsa, shumë personalitete, përfshirë këtu edhe sportistë të njohur, e kanë kapur armën për ta luftuar ushtrinë ruse, e cila po mundohet ta pushtojë Ukrainën. /Gazeta Express/