Në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, si pasojë e granatimeve 10 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 20 u plagosën, raporton Ukrinform, përcjell Express.
Në deklaratë thuhet se ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët shpëtuan rreth 10 persona nga rrënojat, teksa shkallet dhe korridoret në të gjitha katet janë shkatërruar plotësisht.
“Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët shpëtuan rreth 10 persona nga rrënojat. Po punohet për pastrimin e rrënojave. Shkallët dhe korridoret në të gjitha katet janë shkatërruar plotësisht”, thuhet në deklaratë.