string(70) "nje-tentim-proteste-ne-moske-kunder-luftes-me-ukrainen-nderhyn-policia"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2022 14:51

Një tentim-protestë në Moskë kundër luftës me Ukrainën, ndërhyn Policia

Lajme

Gazeta Express

21/02/2022 14:51

Lev Ponomarev po fliste për radiostacionin e pavarur Echo Moskvi për ndalimin e tij pasi protestoi kundër luftës me Ukrainën.

Ai tha se nuk kishte kohë as të protestonte para se policia ta arrestonte. Një shok i tij u sulmua pas disa sekondash, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Ai i tha policisë se do të shkonte vetë në stacionin policor, por ata e tërhoqën zvarrë, tha Ponomarev. “Por për fat ata nuk e rrahën”, tha ai.

Guardian shkruan se citimet u morën nga Radio Echo Moskvi në Twitter, duke shtuar se nuk dihet qartë se kur dhe ku u zhvillua kjo protestë.

Pamjet video të publikuara të dielën tregojnë gjashtë persona në Moskë duke u tërhequr zvarrë nga një protestë kundër luftës, sapo ata i shpalosën parullat.