I zhdukur prej një jave, nëna gjen djalin e vdekur në shtëpi, kush është ushtaraku vlonjat - Gazeta Express
string(88) "i-zhdukur-prej-nje-jave-nena-gjen-djalin-e-vdekur-ne-shtepi-kush-eshte-ushtaraku-vlonjat"

Shqiperi

Gazeta Express

19/02/2022 12:02

I zhdukur prej një jave, nëna gjen djalin e vdekur në shtëpi, kush është ushtaraku vlonjat

Shqiperi

Gazeta Express

19/02/2022 12:02

Altin Alikaj është ushtaraku 46-vjeçar, që u gjet në banesën e tij pa shenja jete ditën e sotme  nga e ëma,  ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Mësohet se 46-vjeçari me iniciali A.A ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt.

Dyshohet se ushtaraku ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se emri i tij ishte i njohur nga policia si përdorues droge. 46-vjeçari shërbente në një repart ushtarak në Vlorë.

“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë,  nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.