string(72) "kurti-e-osmani-e-takojne-ne-mynih-kryeministrin-grek-ia-kerkojne-njohjen"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2022 18:21

Kurti e Osmani e takojnë në Mynih Kryeministrin grek, ia kërkojnë njohjen

Lajme

Gazeta Express

18/02/2022 18:21

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe zëvendësja e tij Donika Gërvalla, kanë takuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ky takim vjen pak ditë pasi Mitsotakis është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic në Beograd, raporton Gazeta Express.

Dy krerët e shtetit Osmani e Kurti ia kanë kërkuar kryeministrit grek njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Greqia është një faktor i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, qëllime dhe interesa ekonomike të përbashkëta dhe rikonfirmova nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.