Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në emisionin “24 analiza” foli për rolin e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar në NATO dhe rolin e ushtrisë në krizën e Ukrainës.
Ajo tha se Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë nëse ka konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s, por sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, nuk mund të dërgohen ushtarë në territorin e shteteve të huaja që nuk janë pjesë e NATO-s të cilët nuk janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, tha ajo.
Sipas saj, në asnjë moment nuk ka përdorur terminologjinë se do t’i shpallim luftë ndonjë shteti tjetër.
tag_katrorimaqedoni_2
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...