Pse bizneseve s'iu shtrenjtua rryma? Kurti: Kështu i ruajmë edhe ato, edhe qytetarët - Gazeta Express
string(85) "pse-bizneseve-siu-shtrenjtua-rryma-kurti-keshtu-i-ruajme-edhe-qytetaret-edhe-bizneset"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2022 10:51

Pse bizneseve s’iu shtrenjtua rryma? Kurti: Kështu i ruajmë edhe ato, edhe qytetarët

Lajme

Gazeta Express

09/02/2022 10:51

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë e ka arsyetuar mosshtrenjtimin e rrymës për bizneset në vendimin që Zyra e Rregullatorit për Energji e mori dje lidhur me tarifat e reja.

Kurti tha se duke i mbajtur bizneset të papkrekura nga shtrenjtimi i rrymës, synojnë ta shmangin ndonjë rritje të mundshme të çmimit të produkteve dhe shërbimeve, raporton Gazeta Express.

“Për bizneset nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në një kohë kur çmimet e shumë produkteve janë duke u rritur shkaku i inflacionit të importuar, në këtë formë synojmë që të shmangim ndonjë rritje të mëtutjeshme të produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, që do të mund të merrnin shkas rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kështu i ruajmë edhe qytetarët, edhe bizneset”, tha ai.

Përderisa subvencionimi i Qeverisë nuk do t’i shpëtojë nga shtrenjtimi i rrymës për qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh në muaj, ndihma e Ekzekutivit i mban të paprekura bizneset.

Sipas ZRRE-së, bllok-tarifa nuk është diskriminuese pasi “zbatohet njëtrajtësisht për të gjithë konsumatorët”.