Për 13 muaj, çerdhja gati për fëmijët - Gazeta Express
string(36) "per-13-muaj-cerdhja-gati-per-femijet"

Ballina

Gazeta Express

29/01/2022 11:12

Për 13 muaj, çerdhja gati për fëmijët

Ballina

Gazeta Express

29/01/2022 11:12

Për dallim nga katër apo pesë vitet paraprake, kur kishte mbipopullim të çerdheve, pandemia bëri që interesimi të jetë shumë i vogël për të dërguar fëmijët nëpër çerdhe

Tetovë, 29 janar – Për 13 muaj do të jetë gati çerdhja e re në Tetovë. Tashmë punimet për ndërtimin e së njëjtës kanë filluar, kurse sipas përgjegjësve për arsim në komunën e Tetovës, në një afat prej 13 muajve duhet që çerdhja tërësisht të ndërtohet dhe të mund të funksionojë. Nga komuna e Tetovës thonë se me ndërtimin e kësaj çerdhe do të rriten dukshëm kapacitetet e çerdheve në Tetovë. “Të gjitha përgatitjet fillestare janë bërë për ndërtimin e asaj çerdhe mirëpo për shkak të kushteve klimatike janë ngadalësuar ritmet e punës. Sipas informacioneve që kemi, intensivisht do të punohet që brenda 13 muajve të përfundojë së ndërtuari dhe menjëherë të fillojë me punë. Me këtë do të rritet dukshëm kapaciteti i çerdheve në Tetovë për të pranuar më shumë fëmijë”, thotë përgjegjësi për arsim në komunën e Tetovës Nazmi Dauti.

Gati se dy vitet e fundit dukshëm është ulur interesimi i prindërve për të dërguar fëmijët nëpër çerdhe për shkak të pandemisë Covid 19. Për dallim nga katër apo pesë vitet paraprake, kur kishte mbipopullim të çerdheve, pandemia bëri që interesimi të jetë shumë i vogël për të dërguar fëmijët nëpër çerdhe. Tani në çerdhen Rinia ka 181 fëmijë, kurse vite më parë kishte edhe listë pritje me mbi 100 fëmijë. Por, situata dukshëm ka ndryshuar këta dy vite. “Interes ka për regjistrim nëpër çerdhet e Tetovës, megjithatë nuk është ai fluks që ishte viteve të mëhershme. Mendoj që pandemia apo virusi Covid 19 ka bërë që prindërit nuk insistojnë që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë nëpër çerdhe dhe mendoj se me rënien e valës së infektimeve do të rritet sërish interesi i prindërve për të dërguar fëmijët e tyre në çerdhe”, deklaroi Dauti.

Në Tetovë çerdhja do të ketë kapacitet për 250 fëmijë me sipërfaqe prej 1644 metra katrorë. Çerdhja e re në Tetovë do të ndërtohet tek oborri i shkollës fillore Kirili dhe Metodi. Në ndërkohë poashtu edhe në Tearcë pritet që të ndërtohet çerdhe respektivisht në fshatin Përshefcë. Kapaciteti në sipërfaqe është rreth 2100 metra katrorë me një investim rreth një milion euro. Kapaciteti i kësaj çerdhe është mbi 170 fëmijë. Ndërtimi i këtyre dy çerdheve do të bëhet me mjete Bashkimit Evropian në kuadër të IPA Fondeve. Viteve të fundit në të gjitha objektet e çerdheve të Tetovës është punuar dukshëm në renovimin dhe rikonstruimit të tyre si në brendinë e tyre por edhe jashtë tyre. Rikujtojmë se në gjendje më të vështirë ishin çerdhet në lagjen Potok, në afërsi të Shkollës së Mesme Ekonomike dhe çerdhja e vjetër. Këta çerdhe viteve të kaluara janë rikonstruuar pothuajse tërësisht për t`ju ofruar fëmijëve kushte më të mira për qëndrim gjatë procesit edukativ. (koha.mk)