Shteti i Ballkanit do t’i blejë 89 tanke amerikane në vlerë prej 145 milionëve - Gazeta Express
string(91) "shteti-i-ballkanit-do-ti-bleje-89-automjete-luftarake-amerikane-ne-vlere-prej-145-milioneve"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2022 19:39

Shteti i Ballkanit do t’i blejë 89 tanke amerikane në vlerë prej 145 milionëve

Lajme

Gazeta Express

26/01/2022 19:39

Kroacia ka arritur marrëveshje me amerikanët për blerjen e automjeteve luftarake “Bradley”, për të cilën do të ndajë 145.3 milionë dollarë.

Kështu së paku ka njoftuar sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili ka zbardhur edhe disa detaje.

Lexo Edhe:

“Me palën amerikane janë arritur marrëveshje në lidhje me mjetet luftarake të këmbësorisë për të cilat kemi negociuar gjatë viteve të fundit”, tha Plenkoviq.

Bëhet fjalë për mjete luftarake të blinduara M2A2 ODS ndërsa vlera totale arrin shifrën e 196.4 milionë dollarëve. Gjithashtu është bërë e ditur se 51,1 milionë dollarë do të jenë donacion i SHBA-ve, gjë që do të thotë se Kroacia do të paguajë 145,3 milionë dollarë.

Kroacia do të marrë 62 automjete luftarake, 22 automjete për pjesë këmbimi dhe 5 mjete stërvitore, ndërsa modernizimi i tyre do të bëhet në Slavonski Brod. Pajisjet përfshijnë një top automatik 25 mm, një mitraloz të kalibrit 7.62 dhe raketa antitank, raporton index.hr, transmeton Telegrafi.

Plenkoviq theksoi se kjo marrëveshje, e cila është negociuar që nga viti 2017, ka përmbushur disa qëllime strategjike të Kroacisë – forcimin e marrëdhënieve aleate me Shtetet e Bashkuara, uljen e çmimit të automjeteve në krahasim me negociatat e mëparshme.

Me anëtarësimin e saj në aleancën e NATO-s, Kroacia ka marrë përsipër detyrimin që deri në vitin 2026 të formojë një brigadë të mesme të këmbësorisë, e cila kërkon pajisje të përshtatshme për ushtrinë tokësore.