ShBA-ja tregon se kush vendos për lëvizjen e trupave të NATO-s për Ukrainën - Gazeta Express
string(75) "shba-ja-tregon-se-kush-vendos-per-levizjen-e-trupave-te-nato-s-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 15:21

ShBA-ja tregon se kush vendos për lëvizjen e trupave të NATO-s për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 15:21

Zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jonathan Finer, tha të martën se NATO-ja do t’i marrë të gjitha vendimet për lëvizjen e mundshme të trupave në kohën e krizës me Rusinë rreth Ukrainës.

“Ky do të jetë vendim për NATO-n që ta marrë. Aleanca do të marrë vendime rreth rregullimit të ardhshëm të pozicionit, por ata janë të gatshëm për të shkuar me njoftim të menjëhershëm, kur vendos aleanca”, tha Finer.

Lexo Edhe:

I pyetur nëse trupat do të mund të dërgoheshin para ndonjë sulmi rus ndaj Ukrainës, Finer televizionit CNN i tha: “Nuk mendoj se do të largojmë ndonjë opsion nga tavolina në lidhje me këtë.”

“Ata nuk do të pozicionohen askund përpos në territorin e aleatëve, por afati kohor dhe vendimmarrja do t’i lihen aleancës, në konsultim të plotë me të gjithë aleatët tanë”, shtoi ai.

Ndryshe, NATO-ja tha të hënën se do t’i vendosë forcat e veta në gjendje gatishmërie dhe do të përforcohet në Evropën Lindore me më shumë anije dhe aeroplanë luftarakë.

Shtetet perëndimore e akuzojnë Rusinë se po planifikon sulm të ri ndaj Ukrainës, një pjesë të së cilës e kishte pushtuar në vitin 2014. Moska ka mohuar se ka plan të tillë, por thotë se mund të ndërmarrë veprim të pasaktësuar ushtarak, nëse kërkesat e saj nuk plotësohen, përfshirë kërkesën që NATO-ja kurrë të mos e pranojë Ukrainën si anëtare.