Vëllait të Beatrix i ndodh diçka e papritur në Stamboll, dalin pamjet - Gazeta Express
string(68) "vellait-te-beatrix-i-ndodh-dicka-e-papritur-ne-stamboll-dalin-pamjet"

Rozë

Gazeta Express

23/01/2022 9:27

Vëllait të Beatrix i ndodh diçka e papritur në Stamboll, dalin pamjet

Rozë

Gazeta Express

23/01/2022 9:27

Ndërsa ecte rrugëve të Stambollit, këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.

Albani është prezantuar, duke i treguar se vjen nga Shqipëria dhe është këngëtar.

“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo.

 “Po, paksa”, i përgjigjet Albani.

Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.

Pasi shijon performancën dhe këndon bashkë me të, blogerja turke e komplimenton artistin shqiptar, pasi siç thotë ajo kjo këngë është e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.