string(96) "abc-vleresohet-si-grupi-me-i-mire-mediatik-sherifi-cmimi-shkon-per-stafin-ne-shqiperi-dhe-kosove"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2022 16:00

“ABC” vlerësohet si grupi më i mirë mediatik, Sherifi: Çmimi shkon për stafin në Shqipëri dhe Kosovë

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2022 16:00

“Abc Group” u vlerësua me çmimin “Grupi mediatik më i mirë”, në mbrëmjen gala të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës me rastin e 125 vjetorit të krijimit.

Çmimi për “Abc Group” u dha  me argumentin si media më kreative e vitit me televizione dhe media online, që “kanë qasje të qartë  drejt burimit të së vërtetës me një programacion të larmishëm dhe edukativ për publikun e gjerë”.

Në momentin e tërheqjes së çmimit CEO i “Abc Group”, Idaver Sherifi tha se në këtë vit të vështirë që sapo kaluam, çmimi i takon punonjësve të dy televizioneve dhe mediave online, pjesë të Abc Group.

“Ky është një çmim që në fakt i shkon stafit të ABC Group, tashme me media ne dy anët e kufirit, me Abc TV dhe Abcneës.al në Shqipëri si edhe T7 dhe Gazeta Express në Kosovë. Dy histori suksesi, tashmë në të njëjtën çati, atë të Abc Group”, tha Sherifi duke paralajmëruar një zgjerim të grupit mediatik edhe në Maqedoninë e Veriut.

Çmimet janë shpërndarë  në një mbrëmje gala ku ishin të ftuar personazhe të njohur nga bota e biznesit  dhe politikës. Ministrja e Arsimit theksoi se sipërmarrja është e lidhur ngushtë me arsimin për të ecur para.

Kryetari Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë kërkoi më shumë mbështetje  për biznesin nga politika në këtë kohë të vështirë pavarësisht se arritën të tejkalonin dy kriza .

Në këtë ceremoni  janë shpërndarë një sërë çmimesh për biznese që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për sipërmarrje shqiptare dhe të Kosovës. E veçantë ishte edhe pjesëmarrja e të gjitha dhomave të tregtisë nga trevat shqipfolëse./abcnews.al

Videon mund ta shikoni KËTU.