Po transportonte migrantë në mënyrë të parregullt, arrestohet një person - Gazeta Express
string(71) "po-transportonte-migrante-ne-menyre-te-parregullt-arrestohet-nje-person"

Po transportonte migrantë në mënyrë të parregullt, arrestohet një person

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 15:10

Policia Kufitare e Kosovës ka vënë në pranga një person, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”.

Policia ka vëzhguar një automjet në të cilin disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë brenda mjetit.

Lexo Edhe:

“Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar. Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrantë të parregullt”, thuhet në njoftim.

Shoferi i automjetit është ndaluar, ndërsa shtetasit e huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj.